Mustafa: Nuk kemi barrikadime, ka përafrime substanciale me LVV-në

Zëdhënësi i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pas përfundimi të mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij, ka deklaruar se kanë përafrime substanciale me Lëvizjen Vetëvendosje, por se takimet do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes për koalicion.

“Ka përfunduar takimi i Kryesisë së LDK-së dhe ne jemi unikë e të bashkuar në qëndrimet tona. Kemi përafrime substanciale me LVV-në. Takimet do të vazhdojnë deri në arritjen e marrëveshjes, me qëllimin qe ta kemi një koalicion bashkëqeverisës”.

“Nuk kemi barrikadime, jemi duke diskutuar dhe negociuar për të ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim që se bashku të arrijmë deri tek një marrëveshje për bashkëqeverisje”.

“Jemi unikë, të bashkuar në qëndrimet e përbashkëta. Jemi duke ndërtuar mirëbesim dhe mirëkuptim me LVV-në dhe të gjitha temat do të diskutohen në mes të liderëve”.

“Kemi vullnet dhe jemi duke punuar për të arritur një marrëveshje. Pjese e marrëveshjes dhe e negociatave është që të gjitha palët të bëjnë kompromise. Diskutimi do të vazhdojë në tavolinën e negociatave në mes të dy partive tona”, deklaroi Mustafa./Klankosva