Mustafa: Pafajësia e z.Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, pas ftesës që ka marrë nga Prokuroria e Specializuar.

Ai ka shprehur keqardhje që kjo ka ndodhur për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara.

Mustafa ka shprehur besimin se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Postimi i plotë i Mustafës në FB:

Qytetarë të nderuar,

LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.