Mustafa paralajmëron takime për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar zhvillimin e takimeve me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe atë të PSD-së, Shpend Ahmeti.

Temë e këtyre takimeve sipas tij do të jetë bashkërenditja e veprimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN.

Postimi i Isa Mustafës:

Miq të nderuar,
Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN.

Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z.Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta.