Mustafa zotohet se do ta largojë nga lista kandidatin për deputet me aktakuzë

Pas raportimeve se kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Haki Raqi, ishte i dënuar më parë për korrupsion, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Raqi do të largohet nga lista.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha.net”, ka shkruar Mustafa, në një postim në profilin e tij në rrjete sociale.

Haki Raqi është pjesë e listës për deputetë nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.