MZHR mbështet Komunën e Junikut me projektin në vlerën 180 mijë euro

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demirin, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi, për investime kapitale në komunën e Junikut.

Projekti i cili do të fillojë së realizuari në javët në vijim, sipas Kuçit parasheh hapjen dhe rregullimin e rrugëve lokale, bujqësore dhe fushore, krijimin e kushteve më të mira pēr qytetarët, fermerët, zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimi ekonomik lokal.

“Ministrit Demiri me bashkëpunētorë i shpreha falënderime për përkrahjen e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Ky projekt i përbashkët në mes të MZHR dhe Komunës së Junikut kap vlerën e 180 mijë euro”, ka bërë të ditur kryetari Kuçi në rrjetin social Facebook.