Nagavci e LVV-së sulmon LDK-në, e akuzon për tradhëti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dalë me një reagim të ashpër kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës pas përfundimit pa sukses të negociatave për koalicion parazgjedhor në mes LDK-së dhe LVV-së.

Nagavci ka deklaruar se LDK nuk mund ta udhëheqë shtetin në misionin për, siç deklaron ajo, ç’kapjen e shtetit nga “Klani Pronto”.

Arbërie Nagavci ka akuzuar LDK për tradhëti ndaj VLAN-it në vitin 2014.

“Ne nuk mund të lejojmë të tradhëtohemi sërisht, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vërtetë”, ka shkruar Nagavci në një postim në profilin e saj në rrjete sociale.

Kë është postimi i plotë i Arbërie Nagavcit: