Nait Hasani merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Tiranë

Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka njoftuar se nga sot nis detyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Hasani në një postim në FB ka bërë të ditur që fotografinë e parë si ambasador e ka bërë pranë bustit të Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.

Postimi i Hasanit:

Dita e parë sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit!