Nait Hasani: Mos lejimi i shkëmbimit të territoreve dhe taksa e çuan Haradinajn përsëri në Hagë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka hedhur dyshimet e tij pse Ramush Haradinaj është ftuar përsëri në Hagë.Hasani në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se ftesa ndaj Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale për të ishte e befasishme për shkak të dy paraqitjeve të tij të mëparshme para Gjykatës së Hagës.

“Edhe herën e parë Haradinaj tregoi se për të më i rëndësishëm është vendi se pozicioni që kishte në shtet. Në këtë aspekt, as atëherë as sot, Haradinaj nuk ka dashur që shteti të del para drejtësisë, ose qeveria apo kryeministri. Ai më këtë veprim ka bërë një akt njerëzor, familjar e një akt ushtarak”.

Deputeti i PDK-së thotë se thirrja për së dyti që iu bë Haradinajt duhet të ketë një shkak që do analizë.“Haradinaj e ka ngritë qeverinë në aspektin politik para bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.Hasani hedh edhe dyshimet e tij që mund të kenë ndikuar që Haradinaj të ftohet nga Gjykata Speciale.