Nata përmbyllëse e Festivalit të Vokalit sjell Filarmoninë e Kosovës

Filarmonia e Kosovës ka nisur provat për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Vokalit në Prishtinë.

Në këtë ngjarje kulturore, e cila nis të hënën, do të marrin pjesë edhe opera nga vende të ndryshme të botës, raporton KTV.

Hajrullah Syla- Drejtor i Festivalit, ka treguar se ky është edicioni i dytë i këtij festivali dhe se kanë pasur mjaft vështirësi në realizimin e tij.

E në natën e dytë të festivalit, para publikut do të performojë ansambli The King’s Singers, në katedralen “Nëna Tereza”.

Filarmonia e Kosovës do ta përmbyllë festivalin me vepra premierë.

Festivali do të fillojë më 7 tetor, për të vazhduar me 8 e 10 tetor, dhe hyrja për publikun do të jetë falas. / Koha.net