NATO ulë në gjysmë shtizë flamujt e Shqipërisë dhe Francës

Në selinë qendrore të NATO-së, flamuri i Shqipërisë është ulur në gjysmë-shtizë pas tragjedisë së ndodhur sot si pasojë e një serie tërmetesh që kanë lënë të vdekur 17 persona dhe qindra të tjerë të lënduar qëkanë kërkuar ndihmë mjekësore.Ndërkohë kërkimet e ekipeve të shpëtimit po vazhdojnë.Në gjysmë shtizë është ulur gjithashtu edhe flamuri i Francës, pas vdekjes së 13 ushtarëve francez në Mali, pas një aksidenti me helikopter.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmë-shtizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, thuhet në njoftimin e NATO-së.

NATO

@NATO

The flags of our Allies 🇦🇱Albania and 🇫🇷France are at half-mast outside NATO Headquarters, following the earthquake in Albania and to honour the fallen French soldiers in Mali.

View image on Twitter