Ndahen vazot e Ligës së Kombeve, Kosova mund të luaj kundër Shqipërisë

Shqipëria dhe Kosova mund të caktohen në të njëjtin grup në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Dihej më herët që si “kuqezinjtë” ashtu edhe “dardanët”, që do të ishin në të njëjtën ligë.

 

 

Por, në bazës të renditjes së UEFA-s, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e parë bashkë me skuadra si Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia me të cilat nuk mund të përballet.

Ndërkohë që Kosova bën pjesë në vazon e dytë bashkë me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Shorti do të hidhet në datën 3 mars 2020 në Holandë.