Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dje ka bërë ndarjen e Çmimit Kombëtarë për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” iu nda prof. Agim Çavdarbashës – post mortum. Sipas jurisë vlerësuese Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” post mortum të ndjerit Agim Cavdërbasha, i ndahet pasi që me aktivitetin e tij përveç që ka kontribuar në cilësinë e artit pamor ka prezantuar Kosovën edhe në Dokumenta 14, që njëherësh është edhe një prej aktiviteteve më me peshë në skenën e artit botëror.

Ndërkaq për të arriturat në fushën e artit pamor pasi që me aktivitetet e tij ka lënë gjurmë në artin pamor, ka prezantuar Kosovën edhe në disa aktivitete-bienale shumë të rëndësishme si në Kinë dhe Japoni, Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor iu nda profesorit Agim Salihu.

“Ministria e Kulurës Rinisë dhe Sportit dhe unë si Ministër do jem në përkrahje dhe mbështetje të plotë të kësaj kategorie shoqërore e cila mban gjallë kulturën dhe shpirtin e popullit tonë”, ka deklaruar me këtë rast Ministri Gashi.