Ndahet me Chelsean

(nga TopSporti.com) – Qendërmbrojtësi i deritashëm i Chelseat, Gary Cahill, është ndarë me ekipin pasi që nuk iu vazhdua kontrata.

Cahill 33 vjeç erdhi te Chelsea nga Bolton në verë të vitit 2012, ku arriti të bëhet edhe kapiten i ekipit. Ai fitoi dy tituj kampioni dhe një Ligë të Kampionëve me të kaltërit e Londrës.

Interesim për marrjen e Cahillit ka shprehur ekipi i kthyer në Premier Ligë, Aston Villa.