Ndër 17 rastet me COVID-19 në Malishevë, është edhe një fëmijë i moshës 1 vjeçare

Deri më sot 61 persona kanë dalë pozitiv me Koronavirus, nga Komuna e Malishevës.

Vetëm mbrëmë janë konfirmuar 17 raste të reja, e ndër ta ka edhe fëmijë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragim Begaj.

Ai ka thënë se në mesin e 17 të infektuarve është edhe një fëmijë i lindur në vitin 2019-të, pra 1-vjeçar.

“Po është një fëmijë i lindur në vitin 2019-të, pra një vjeçar. Njëherë është gjendja e mirë, ta shohim më tutje”, është shprehu Begaj.

Kryetari i Malishevës po ashtu ka treguar se nuk janë të prekura të gjitha fshatrat e Malishevës, mirëpo ka kërkuar që qytetarët ta shtojnë kujdesin që ky numër mos të ketë rritje.

Sot në Malishevë pritet të bëhet testimi edhe i tetë personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.

Deri më tani janë gjithsej 165 të infektuar me Koronavirus në Kosovë, janë shënuar tri vdekje ndërsa 24 janë shëruar./ Insajderi.com