Ndër më të pasurit në botë, blen Fiorentinën zyrtarisht

Skuadra nga Firenca, Fiorentina, prej sot ka pronar të ri.

Milarderi italo-amerikan, Rocco Commisso, është zyrtarisht pronar i ri i ekipit, pasi që ka paguar 170 milionë euro, të raportuara nga mediat, për të marrë ekipin vjollcë.

Tajkuni i lindur në Kalabri që nga fëmijëria jeton në SHBA, ndërsa ka qenë në listën e Forbes te 500 personat më të pasur në botë.