Ndërhyrje në infrastrukturën e fshatrave të Klinës

Komuna e Klinës ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për shtrimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Deiq dhe Radullovc të kësaj Komune.

Gjatë inspektimeve në terren, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektohen kushtet e parapara në kontratë dhe që punimet të përfundojnë në afatin e paraparë.

Vlera totale e këtyre projekteve sipas njoftimit nga Komuna e Klinës është 119,000 euro, ndërsa afati kohor për përfundimin e punimeve është 50 pune për secilin projekt.