Nderohen shumë veprimtarë në Prizren për nder të ditës së çlirimit

Në seancën solemne të mbajtur sot në Kuvendin e Komunës së Prizrenit me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, Komuna e Prizrenit ka ndarë mirënjohje për shumë veprimtarë të çështjes kombëtare nga kjo komunë.

Fillimisht titulli “Nderi i Qytetit” u nda për dëshmorin e kombit dr. Halil Berisha.

Dekoratat “Remzi Ademaj” u ndanë për 13 dëshmorë nga Prizreni, të cilët kanë kontribuar në luftën e UÇK-së për liri.

Agim Shala
Feriz Susuri
Halim Ahmetaj
Hysen Rexhepi
Hysni Temaj
Nazim Buduri
Nazmi Haki Hasani
Përparim Thaqi
Salajdin Berisha
Sali Saramati
Selver Maqkaj
Xhevat Berisha dhe
Ymer Shala.

Mirënjohje u ndanë edhe për:

Zenel Kabashi, Bedrush Qollaku, Shaban Braha, Qazim Berisha dhe Bujar Gjurgjeala për kontributin në çështjen kombëtare;

Engjëll Berisha, Zita Bashota dhe Albina Marku për kontributin në fushën e muzikës;

Faik Beqaj, Drande Mita Tupeci dhe Hysnije Hisari për kontributin në fushën e arsimit;

Jëlldëze Gorani, për kontributin në fushën e mjekësisë;

Budim Berisha dhe Zef Toqi për kontributin në fushën e artit;

Agim Maloku për kontributin në fushën e sportit dhe Hysnije Hisari për kontributin në fushën e Arkitekturës.