Ndërron jetë Gazmend Shaqiri, mjeku që themeloi Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë

Pas një sëmundje të rëndë, sot ka ndërruar jetë profesori dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare në Kosovë, Gazmend Shaqiri.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj Klinike, Hajriz Rudari.

“Të nderuar kolegë, me dhimbje të thellë ju njoftoj se sot me datë 15 Korrik 2019, pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë profesori ynë i nderuar dhe themeluesi i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, në Rep. e Kosovës Prof. Dr. Gazmend Shaqiri.


Në emrin tim personal, të kolegëve dhe gjithë stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mija, familjes, kolegëve dhe mbar popullit të Kosovës!


I përjetshëm qoftë kujtimi për profesorin e nderuar”, ka shkruar Rudari.