Ndërprehet ndeshja Brazil – Argjentinë, policia futet në fushën e lojës

Ndeshja më e madhe futbollistike në Amerikën e Jugut, Brazil – Argjentinë, është ndërprerë pasi policia braziliane hyri në fushë dhe u përpoq të largonte katër lojtarë argjentinas.

Arsyeja se përse është futur policia në fushën e lojës, është se katër lojtarë të Argjentinës duhej të hynin në karantinë pasi vinin nga Britania e Madhe, raportojn mediat botërore, përcjell Lajme365.

Ndeshja është suspenduar në minutën e gjashtë.

Menjëherë pas fillimit të ndeshjes, policia braziliane hyri në fushë dhe u përpoq të largonte katër lojtarë argjentinas të cilët dyshohej se kanë gënjyer për respektimin e rregullave të Covid19 kur kanë hyrë në Brazil./lajme365.com