Ndërprehet qarkullimi i automjetëve në rrugën Prizren-Gjakovë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të punimeve që po zhvillohen nga Ministria e Infrastukturës është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një pjesë të rrugës Prizren-Gjakovë.

“Punimet janë duke u realizuar në segmentin e rrugës në dalje të Prizrenit, në drejtim të Gjakovës dhe rruga është e bllokuar nga ‘Transiti i Vjetër’ në Arbanë deri te rreth-rrotullimi në Landovicë.”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit, përcjell Lajme365.

“Të gjitha veturat që shkojnë dhe vijnë nga drejtimi i Gjakovës, udhëzohen që si rrugë alternative të kalojnë nga drejtimi i rreth rrotullimit të Autostradës në dalje nga Prizreni-Veri.

Ndërprerja vlen nga data 30 nëntor deri më 15 dhjetor 2020.”, thuhet në njoftim./lajme365.com

Njoftimi i plotë:

Për shkak të punimeve që po zhvillohen nga Ministria e Infrastukturës në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”, është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i automjeteve në një pjesë të rrugës Prizren-Gjakovë.

Punimet janë duke u realizuar në segmentin e rrugës në dalje të Prizrenit, në drejtim të Gjakovës dhe rruga është e bllokuar nga ‘Transiti i Vjetër’ në Arbanë deri te rreth-rrotullimi në Landovicë.

Të gjitha veturat që shkojnë dhe vijnë nga drejtimi i Gjakovës, udhëzohen që si rrugë alternative të kalojnë nga drejtimi i rreth rrotullimit të Autostradës në dalje nga Prizreni-Veri.

Ndërprerja vlen nga data 30 nëntor deri më 15 dhjetor 2020.