Ndërrojnë jetë dy pushues në Durrës, një grua dhe një 33-vjeçar

Në dy raste të ndara, ndërrojnë jetë dy pushues në Durrës.

Policia e Durrësit informon se bëhet fjalë për një grua 50 vjeçe dhe një djalë 33 vjeç, raporton portali DurresLajm.

RASTI I PARË

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:40, në lagjen nr.13,Durrës, shtetasja N.T., rreth 50 vjeçe, banues në Tiranë, është futur në det dhe nuk është ndjerë mirë, ajo është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore ( vuante nga zemra).
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

RASTI I DYTË

Më datë 28.07.2019,rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, Durrës, shtetasi B.M., rreth 33 vjeç, banues në Tiranë, duke bërë xhiro në det me motorr ujë është rrëzuar dhe është mbytur, ai u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkaq lexues të Lajme365 njoftojnë se në plazhin e Durrësit valojnë flamujt e kuq, si paralajmërim për rrezikun nga valët.