Ndërron jetë dramaturgu dhe gazetari nga Prizreni, Nexhip Menekshe

Pas një semundje të shkurtër, sot ndërroi jetë në moshën 53 vjeçare dramaturgu, gazetari, arsimtari i gjuhës rome dhe drejtori i radios “Romano Avazo”, Nexhip Menekshe, njoftojnë familjarë dhe miq të tij.

I ndjeri, Menekshe, gjatë jetës së tij ka pasur veprimtari të bujshme artistike, si dhe ka qenë promotor i kulturës dhe prosperimit të komunitet rom në vendin tonë.