Ndërron jetë kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari (VIDEO)

Kompozitori i njohur kosovar Gjergj Kaçinari ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Gruaja e tij, Greta, thotë se bashkëshorti nuk i la ndonjë amanet.

Të mërzitur me vdekjen e Kaçinarit janë edhe kolegët e tij që thonë se i ndjeri la pas një trashëgimi të madhe kulturore.

Familjes ngushëllime përmes Facebooku i shprehu edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.