Ndërron jetë nënkryetari i Komunës së Drenasit

Ka ndërruar jetë politikani dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Gani Sylaj, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, ka njoftuar Ismail Sylaj, vëllai i të ndjerit.

Sot ka vdekur veprimtari dhe nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Sylaj.

Pas vdekjes së tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmeve të tij.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe mikut tim, Gani Sylaj. Vepra, maturia dhe urtësia e tij kanë qenë dhe do të mbeten frymëzim për shumë gjenerata. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmeve të tij. Kujtimi për veprimtarin Gani Sylaj do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Gani Sylaj ditë më parë është dekoruar nga presidenti Thaçi me medalje presidenciale për kontributin e dhënë si veprimtar i çështjes kombëtare.