Ndërron jetë plaku nga Peçani i Suharekës që u sulmua nga qentë

Pas sulmit nga qentë, një person i moshuar nga fshati Peçan i Suharekës ka ndërruar jetë. A.F ishte sulmuar në fillim të këtij muaji nga një grup i qenve.

Lëndimet prej të cilave edhe besohet se ka vdekur, i ndjeri i kishte në kokë dhe në gjithë trupin.Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK ku edhe ishte trajtuar.Indeksonline mëson se varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 17:00.