Ndërtimi i shëtitores në Lumbardhin e Deçanit, po e merr formën e duhur

Për të parë nga afër dinamikën e punëve të cilat janë duke vazhduar për rregullimin e Shtratit të lumit Lumbardh dhe shëtitores në Deçanit, kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e Urbanizmit,Ramë Melaj, kanë inspektuar punimet .

Kryetari Ramosaj u nda i kënaqur më dinamiken e punimeve dhe punën që është duke vazhduar ku nder të tjera tha se :’’ Besoi se Operatori Ekonomik N.N. ,,Infra- Plus’’ do të kryej punën më përkushtim duke zbatuar në përpikëri projektin për rregullimin e shtratit të Lumbardhit si dhe infrastrukturën përcjellëse nga vendi i quajtur ,,Ura e Demës,, deri tek uji i thartë ku përgjatë lumit do të ruhet origjinaliteti i rrjedhjes së ujit do të punohet në të dyja anët për të krijuar ambient të bukur dhe atraktiv duke shtuar se ky investim është një mundësi e mirë e Zhvillimit Ekonomik për Ekonomit e vogla familjare në Deçan’’ .

Projekti në fjalë i nisur në Tetor të vitit 2018 është paraparë që të përfundohet brenda 36 muajve ndërsa vlera e përgjithshme kapë shumën 3 milion e 300 mijë euro.