Ndërtohet shëtitore në Lumin Krena në Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e pjesës së dytë të shëtitores së lumit Krena e cila kalon përmes qendrës së këtij qyteti.

Projekt i cili cilësohet të jetë i një rëndësie të veçantë jo vetëm për banorët që jetojnë përrreth lumit, por për të gjithë qytetarët, pritet të përfundojë brenda 190 ditësh pune dhe kostoja e projektit është 600,600.60€.