Ndodh në Shqipëri: Eksploziv në qendër të votimit

Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ka publikuar raportin zyrtar mbi numrin e përgjithshëm të çështjeve të regjistruara për vepra penale lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Shqipëri.

Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar arrestimin e një shtetasi shqiptar për vepër penale “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”. Ngjarja ka ndodhur në zonën e cila bie në kompetencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat ku raportohet se sot rreth orës 00:30, në njërën nga klasat e shkollës ku ishte caktuar një qendër votimi, është hedhur një sasi e dyshuar si lëndë eksplozive.

Krahas këtij incidenti, raportohet edhe për dy incidente tjera të dëmtimit të materialit zgjedhor për të cilat Prokuroria e Përgjithshme ka inicuar procedurë penale.