Ndriqohet Ura e Gurit në Prizren (FOTO)

Nga sonte Ura e Gurit në Prizren do të jetë e ndriquar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes rrjetit social Facebook, përcjell Lajme365.

Haskuka ka paralajmëruar se përveç Urës së Gurit do të ndriqohen edhe urat dhe monunentet e tjera të trashegimisë kryesor të Prizrenit.

Postimi i plotë i Mytaher Haskukës:

Më i bukuri vend dhe qendra historike e tij tanimë ka marrë një pamje më të bukur e të ndriçuar! 🎇

Nga sonte, çdo natë, Ura e Gurit, do të ndriçohet në mënyrë automatike për t’i dhënë qytetit tonë një pamje më të bukur. 🌉🎆

Ndriçimin e filluam me Urën e Gurit, simbol i qytetit të Prizrenit, ndërkaq kështu do të vazhdojmë edhe me urat e monumentet tjera të trashëgimisë kulturore të Prizrenit./lajme365.com