Ndryshe nga Ferizaj e Prishtina, shikoni se si u mbajt kuvendi zgjedhor i një nëndege të LDK-së në Prizren

Ish zyrtarja e lartë e degës së LDK-së në Prizren, Mybera Mustafa, përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se nëndega e lagjes “ Gani Çavdërbasha” ka mbajtur kuvendin zgjedhor në ambient të hapur, dhe ka zgjedhur, Xhemal Kabashin, kryetari. Postimi i plotë:

Sot në lagjen tonë, kishim një kuvend zgjedhor , në vazhdën e ciklit të dytë të zgjedhjeve të mbrenshme të LDK-së , që po vazhdojnë në nëndegët e qytetit të Prizrenit.

Kuvendi i nëndegës “Gani Qavdarbasha”, u zhvillua në një atmosferë relaksi, nën hijen natyrale te drunjëve, në oborrin e shkollës, ku as temperaturat e larta nuk e zbehen sharmin e demokracisë së këtij kuvendi, që përkiste me frymen qytetare të Prizrenit!

I falenderojmë 48 delegatët e nëndegës për pjesëmarrje dhe pjekuri qytetare e politike,

të cilët sot votuan, për kryetarin z. Xhemail Kabashin, 11 anëtarët e kryesisë dhe 3 delegatët për kuvendin e degës.