Ndryshon niveli i taksave në Deçan

Kuvendi i Komunës së Deçanit ka mbajtur mbledhjes e saj të rregullt në të cilën ka shyrtuar një numër çështjesh me rëndësi për qytetarët e kësaj komune.

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Deçanit me këtë rast kanë miratuar propozimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për plotësimin e Rregullorës për taksa, tarifa dhe gjoba komunale, kanë miratuar Planin e Veprimit për Transparencë dhe kanë shfuqizuar vendimin për caktimin e lokacionit për deponi inerte.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Kuvendit nuk kanë dhënë përkrahjen e tyre për propozim Rregulloren për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit, thuhet në njoftimin nga Komuna e Deçanit.