Ndyshimet në zemër dhe enët e gjakut gjatë shtatëzënisë

Gjatë shtatëzënisë ndodhin disa ndryshime në strukturën dhe funksionimin e zemrës. Këto ndryshime shkaktojnë stres shtesë në trupin e gruas dhe rrjedhimisht shkaktojnë që zemra të punoj me rëndë. Ndyshimet e cekura më poshtë janë normale gjatë shtatëzënisë dhe ndihmojnë që foshnja të merr ushqim dhe oksigjen të mjaftueshëm:

  1. Ngritje në vëllimin e gjakut. Gjatë tremujorit të parë, sasia e gjakut në trup rritet për 40-50% dhe mbetet në këtë nivel deri në fund të shtatëzënisë.
  2. Ngritje në outputin kardiak. Outputi kardiak është sasia e gjakut që pompohet nga zemra për një minutë. Gjate shtatëzënisë, outputi rritet për 30-40% për shkak të rritjes në vëllimin e gjakut.
  3. Ngritje në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Është normale që gjatë shtatëzënisë të rritet shpejtësia e rrahjeve të zemrës për 10 – 15 rrahje në minutë.
  4. Rënie në shtypjen e gjakut. Shtypja e gjakut mund të ulet për 10 mmHg gjatë shtatëzënisë. Kjo rënie ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale si dhe për shkak se një pjesë e vëllimit të gjakut shkon drejt mitrës për të ushqyer foshnjën. Në shumicën e rasteve kjo rënie nuk shkakton ankesa dhe nuk lajmërohet nevoja për trajtim. Te çdo femër që planifikon shtatëzëni apo që është shtatëzëne doktori që e përcjell bën matjen e tensionit dhe vlerëson se a janë vlerat e matura shqetësuese apo jo.

Këto ndryshime mund të shkaktojnë plogështi/lodhje, frymëzënie dhe marramendje të lehtë. Të gjitha këto simptome në përgjithësi vlerësohen si normale, megjithatë në rast se gruaja ndihet e shqetësuar këshillohet që të konsultohet me mjekun. 

Nëse gruaja ka sëmundje të zemrës atëherë është e mundshme që të lajmërohet nevoja për ndërmarjen e masave para dhe gjatë shtatëzënisë. Janë disa sëmundje të zemrës që mund të rrisin mundësinë e komplikimeve gjatë shtatëzënisë. Poashtu disa probleme të zemrës ose të enëve të gjakut mund të mbeten të pa zbuluara deri sa gruaja të mbetet shtatëzënë. Në shtatëzëni shëndeti i nënës është më i rëndesishëm, pasi që nëse diçka i ndodh nënës është shumë vështirë që foshnja të mbijetojë.

Dr. Edis Demiri, Kardiolog pranë Spitalit “Millenium”.