Në bordin e INFRAKOS-it Qeveria në detyrë i ” bën vend ” anëtarit të Vetëvendosjes dhe shokut të Albin Kurtit

Qeveria në mbledhjen e sotem (në formë elektronike) fillimisht ka shkarkuar disa borde të ndërmarjeve, pastaj menjëherë ka vedosur ti zëvendësojë bordet e shkarkuara me emërime të reja.

Kësaj rradhe Qeveria në detyrë është përkujdesur që ti ” rahaton ” edhe disa antëarë të Levizjes Vetëvendosje nëpër Borde e Komisione.

EKSKLUZIVE: Qeveria Kurti vazhdon ” ç ‘kapjen ” e shteti me emërime të anëtarëve nëpër borde

Miratimin nga kabineti qeveritar e ka marr edhe Vendimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A. , që si drejtor do të ketë Artan Dermakun.

Anëtar i VV-së figuron të jetë Artan Dermaku. Ai është profesor në Universitetin e Gjilanit dhe ishte anëtarësuar në VV në vitin 2018, më 27 Gusht.

” Jemi të së njëjtës gjeneratë dhe kemi studiuar bashkë në Fakultetin e Elektroteknikës. Tash do të jemi sërish bashkë në Lëvizje. Prof.Dr. Artan Dërmaku sot u anëtarësua në VETËVENDOSJE! ” kishte shkruar Albin Kurti me rastin e anëtarsimit të Dermakut në Vetëvendosje.