Në cilat Komuna u shfaqën 7 rastet e reja me COVID-19?

IKSHP ka njoftuar se sot gjatë ditës  janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatë (7) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga:

 -Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prizren)

 – Nga 1 (një) rast rast vendbanimet: Ramjan-Viti dhe Mitrovicë e Jugut.

Sot më 30 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e dy (22) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e një (271) raste.