Në cilin qytet u shfaq rasti i ri me Coronavirus?

IKSHPK ka njoftuar se edhe nje person ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë ditës së sotme.

Përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK njofton se gjatë ditës janë marrë 58 mostra ku 1 prej tyre ka dalë pozitivë me Covid-19.

Konfirmohet edhe një rast i ri me Covid-19

Personi që ka rezultuar pozitiv me Coronavirus është nga fshati Korishë në Prizren.

Me datë 16 mars në Korishë ishte shfaqur një rast me coronavirus, ndërsa pacienti që kishte rezultuar pozitiv kishte ardhur nga Anglia në Kosovë.

Personi ishte ndaluar në Aeroportin ” Adem Jashari ” dhe pas rezultateve kishte rezultuar pozitiv, mirëpo për shkak që i njëjti kishte simptoma të lehta ishte lëshuar në trajtim në shtëpi, me udhëzime që të qëndronte në vetë izolim.

Mirëpo IKSHP-ja nuk ka dhënë sqarime se rasti që ka rezultuar sot pozitiv ka është familjar i rastit të parë në Korishë apo rast i ri

IKSHP ka njoftuar se do të hulumtohen të gjitha kontaktet dhe të testohen.

 

Edhe dy të prekur me coronavirus, numri shkon në 15