Në dialogun Kosovë-Serbi s’ka vend për Rusinë

Kreu i liberalëve të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, politikani i vetëm në shtetin fqinj që mbështet pavarësinë e Kosovës, thotë se Rusia duhet të mbahet larg dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfshirjen amerikane e sheh si të domosdoshme, por thotë se një marrëveshje finale nuk do të ishte e efektshme nëse nuk do të kishte përkrahje nga populli.
Për frikën e Nenad Rashiqit se mund të ketë fatin e Oliver Ivanoqit, Jovanoviq thotë se çdo kush do të ishte ndjerë i frikësuar duke marrë parasysh se si kanë rrjedhur gjërat pas vrasjes së politikanit serb.

Për linçimin që Serbia po ua bën atyre që garojnë ndaras ‘Srpskas’ në zgjedhjet e 6 tetorit, ai thotë se është një gjë e trashëguar nga regjimi i Millosheviqit, ndërkohë fton komunitetin serb që jetojnë në Kosovë që t’i kthejnë sytë kah institucionet në Prishtinë. /GazetaExpress/