Në Dragash varroset i ndjeri me COVID-19, Dyshohet se nuk ka vdekur nga ky virus

Në Fshatin Brrut të komunës së Dragashit, sot është varrosur i ndjeri me inicialet J.N, për të cilin Klinika Infektive kishte njoftuar se ka vdekur nga COVID-19.

”Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftimin e klinikës infetkive, përcjell Lajme365.

Por sipas një burimi të RadioSharrit, nga stafi mjeksor i ndjeri ndonëse ishte i dyshuar si i prekur me coronavirus, ai ndërroi jetë nga një sulm në zemër.

“I ndjeri ka qenë i prekur nga Corona, por ai vdiq si pasojë e arrestit kardiak. Fillimisht është diagnostifikuar pozitiv me këtë virus e pastaj, si komplikim, ka ardhur edhe arresti kardiak”, tha ky burim.

Pavarësisht të gjithave i ndjeri është varrosur nën masat e sigurisë, ashtu siç po varrosen viktimat e virusit Covid-19./lajme365.com