Në Gjakovë rrikthehen shfaqjet teatrore

Në Gjakovë rrikthehen shfaqjet teatrore, më datën 27.09.2019 në teatrin Hadi Shehu vjen shfaqja “BRETKOSA” e autores Seadet Beqiri me regji të Burbuqe Berishës.

Vepra e cila është tekst nga autori i brezit të ri kroat, Dubravko Mihanović nga Zagrebi do të shfaqet në ora 19:30 me një vlerë të biletës vetëm për 2 euro.

“Bretkosa” është shfaqje që cilësohet të jetë rrefim i kohës në të cilën jetojmë, pra i referohet problemeve që janë të ngjashme në Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Kosovë dhe pothuajse të gjitha shtetet e post konfliktit.

Rolet e dramës që do të shfaqet në skenën e teatrit të Gjakovës e bartin aktorët: Ilir Tafa , Donat Qosja , Basri Shala –Virusi , Valmire Krasniqi të cilët e kanë qëllim përcjelljen e mesazhit kryesor të veprës artistike e cila është mungesa e komunikimit dhe pamundësia për të dëgjuar mendimin e dikujt tjetër.