Në këtë datë fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka mbajtur mbledhjen e saj ku janë diskutuar çështje që kanë të bëjnë me organizmin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në këtë mbledhje është caktuar edhe afati për aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës.

Sipas vendimit të KQZ-së, afati për aplikim për regjistrim si votues jashtë Kosovës do të fillojë më 30 gusht.