Në Klinë mbahen dëgjime publike

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorë të drejtorive komunale, ka mbajtur tri dëgjime publike me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore, për të diskutuar lidhur me projektet me prioritet për periudhën 2020-2022.

Takimi i parë është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, ku përvec qytetarëve dhe udhëheqësve të institucioneve lokale, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së dhe OJQ lokale.

Image may contain: 1 person, sitting, eating, table and indoor

Po ashtu takime janë mbajtur edhe në fshatin Ujmir dhe Zllakuqan, ku qytetarët janë informuar për buxhetin dhe projektet e planifikuara për realizim në tri vitet e ardhshme.

Në takimet e mbajtura në Ujmir dhe Zllakuqan, Kryetari Elezaj i ka njoftuar banorët e këtyre lokaliteteve për planifikimet buxhetore 2020-2022. Ai theksoi se për vitin e ardhshëm, buxheti komunal do të jetë mbi 1 milion më i madh se këtë vit, dhe po ashtu njoftoi qytetarët për projektet të cilat komuna ka planifikuar të i realizojë në këto fshatra.