Në lokale të ndryshme të Prishtinës tifozët anglezë duke pirë birra, e duke u argëtuar me muzikë

Interesimi i medieve ndërkombëtare për të përcjellje këtë ndeshje është i madh. Madje, njëri nga gazetarët e DË, dha një intervistë për EkonomiaOnlie, ku u shpreh falënderimin për mikpritjen e kosovarëve. Ai tha se është ndier i befasuar me pritjen që po ia bëjnë atij dhe tifozëve anglezë

“Erdha këtu sepse nesër është loja këtu Angli-Kosovë, për fat të keq Kosova nuk u kualifikua por e ka edhe një shanc tjetër për kualifikim direkt për EURO 2020, por n jemi këtu faktikisht sepse Kosova vetëm para disa viteve u pranua në UEFA dhe FIFA dhe është mbresëlënëse se sa ka arritur për vetëm disa vite.

Në fakt do të jetë një lojë e mirë, Kosova shpreson të kualifikohhet Anglia veq është e kualifikuar dhe mendoj që do të jetë një lojë fer.

Është hera ime e parë këtu më pëlqen atmosfera njerëzit janë shumë miqësorë, ne jemi këtu edhe për kampanjën që ka organizuar Kosova për të mirëpritur ekipin tonë është një kampanjë shumë e mirë dhe njerëzit ju kanë bashkangjitur kësaj kampanje.

Pash edhe tifoz që kanë ardhur nga Anglia të cilët janë të befasuar me mikëpritjen ndaj tyre, është diqka shumë e veqatë përgëzime për këtë kampanjë të mrekullueshme”.

“Njerëzit janë fantastik, atmosfera është apsolutisht shumë e mirë “

Pronari i një lokali në Prishtinë për Ekonomia Online ka treguar se po mundohen të i bëjnë të ndihen si në shtëpinë e tye tifozët anglez.

“Ne po mundohemi me cdo kusht që ta bëjmë më të voglën për këta sepspa kan bë shumë për neve, besoj që janë duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre janë shumë të kënaqur me pritjen që jemi duke jau bërë meritojnë edhe më shumë por kjo është qka mundemi të bëjmë”

Njëri nga tifozët e shumëtë është shprehur i habitur me cmimet e ulta të birrave në Kosovë.

“Birra është shumë e mirë këtu, dhe shumë e lirë”.