Në orën 15:00 hapet faqja e Trustit, ja si duhet të aplikoni për tërheqjen e parave

Sot në orën 15:00 do të hapet aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit të mjeteve të Trustit.

Faqja e Trustit në Facebook ka shpërndarë një video ku tregon se si mund të bëhet aplikimi online për tërheqjen e mjeteve të Trustit.

Në këtë video, tregon qartë se si duhet të aplikohet në faqen www.trusti10.org.

Dy javë më parë është votuar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, në të cilën hyn edhe tërheqja e 10-përqindëshit të mjeteve nga Trusti. /Express/