Në Pejë po shqiptohen gjoba për masat anti-Covid

Në këto momente raportohet se,
Inspektorati i Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV), së bashku me Policinë e Kosovës është duke realizuar aksion inspektues, në lokacionin e Qendres Zejtare në Pejë, për të parë nëse po respektohet distanca sociale, e paraparë sipas dispozitave të Qeverisë së Kosovës kundër Covid-19.

Qytetarët e Pejës raportojnë se ky inspektim ka rezultuar edhe me shqiptimin e gjobave për vizitorët e këtij lokacioni.