Policia njofton se në pikën kufitare në Vërmicë gjatë kontrollimit të një autobusi në bagazh janë gjetur dhe janë sekuestruar një paketim me 580 pako barna Stilnox-Zolpidem 10 mg (të ndaluara si barna psikotrope).
I dyshuari, shoferi i autobusit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, njofton Zyra për Informim Publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.