Në pranga mjekët për korrupsion/ 14 të arrestuar, ndërmjetësonin për tamponë kundrejt shumës 10 mijë lekë

Policia dërgoi në pranga 14 persona, mes tyre mjekë dhe ish mjekë të institutit të Higjienës, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe poliklinikave shëndetësore në Tiranë.

Pas 4 muaj hetime të drejtuara nga Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u zbulua që këta shtetas, janë përfshirë në korrupsion, pasi në këmbim të mosndëshkimit më gjoba të subjekteve që janë konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare, kanë marrë shuma parash nga 5000 deri në 10 mijë lekë të reja.

Të arrestuarit po ashtu, u siguronin libreza shëndetësore të cilat ishin fiktive, shtetasve që nuk i ishin nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar 2 mijë lek të reja për çdo librezë.

Mjekët dhe ish-mjekët, ndërmjetësonin me qytetare të ndryshëm, me qëllim që ata të bënin tamponin për Covid-19, kundrejt pagesave nga  5 mijë deri në 10 mijë lek të reja.

14 shtetasit nën hetim, gjithashtu u merrnin para bizneseve të ndryshme që të mos i ndëshkonin më gjobë, në rastet kur i konstatonin me shkelje.

Policia, arriti të sekuestrojnë 1.5 milionë lekë të reja dhe 2500 euro të cilat u gjetën shtëpinë e njërit prej mjekëve të arrestuar. Po ashtu u sekuestruar 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa biznese në Tirana, si dhe certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore të lëshuara në mënyrë fiktive nga këta punonjës.

Gjykata e posaçme, ka kërkuar arrest me burg për dy mjekë, arrest shtëpitë për 9 mjekë dhe ish-mjekë dhe pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik për 3 mjeke të poliklinikave shëndetësore në Tiranë.

Akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre janë për “Korrupsioni pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”; “Falsifikimi i dokumenteve dhe Shpërdorim detyre./tch/