Në Prishtinë kthehen gra dhe fëmijë kosovarë nga Siria

Vite më parë shumë kosovarë bashkë me familjet e tyre u nisën drejt Sirisë për të marrë pjesë në luftën e atjeshme që po vazhdon të zhvillohet ende mes ISIS dhe forcave qeveritare të Asadit.

Disa nga këta kosovarë shkuan bashkë me gratë dhe fëmijët e tyre e disa të tjerë i morën ata pas pak kohësh.

Por një pjesë e këtyrë fëmijëve dhe grave janë kthyer mbrëmë në aeroportin e Prishtinës.

Sic ka raportuar veriu.info, duke u bazuar në burimet e saj rreth 70 familjarë, kryesisht gra dhe fëmijë, pritet të mbërrijnë në Kosovë nga Siria.