Në QKMF-në e Hanit të Elezit nga e hëna fillojnë shërbimet laboratorike

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bënë të ditur  se nga data 24.06.2019 ( e Hënë ) në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr Menduh Kaloshi” në Han të Elezit do të fillojnë shërbimet laboratorike në orar të rregullt nga ora 7:00 deri në ora 15:00 nga e Hëna deri të Premten.

Gjithashtu nga data 25.06.2019 ( e Martë) do te fillojnë shërbimet specialistike në cilësinë e konsulentit nga pediatri tri herë në javë në këtë orar:

E martë -09.00-13.00

E enjte15.00-18.00

E shtunë 09.00-13.00

Ky njoftim është për të gjithë qytetarët e Komunës së Hani i Elezit të cilët kanë nevojë për këto shërbime mjekësore, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale së kësaj Komune.