Në Reshan të Mitovicës kapen me drogë, arrestohen dy persona

Janë arrestuar dy të dyshuar në Rashan të Mitrovicës, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre është gjetur 504.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën në orën 16 e 30 minuta.

Si provë materiale është konfiskuar lënda narkotike, vetura, dy telefona mobile dhe 200 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeks/

Tags: