Në Shkup vandalizohen tabela me mbishkrime në gjuhën shqipe

Mbishkrimet në gjuhën shqipe, në Shkup, duket se nuk e kanë “jetën e gjatë”.

Siç shihet në fotografinë e mësipërme, në parkun e qytetit të Shkupit, tabela në gjuhën shqipe është hequr me forcë nga shtylla e ndriçimit dhe është hedhur në tokë, raporton AlsatM.

Në anën tjetër, tabela në gjuhën maqedonase nuk ka lëvizur nga vendi dhe qëndron në shtyllën e ndriçimit.