Në Spitalin e Pejës vdes një i burgosur, i njëjti ishte i dënuar për vrasje

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:30 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet H.B, viti i lindjes 1942.

“I burgosuri, rreth orës 16:50 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore në Repartin e Kirurgjisë, i njëjti ka ndërruar jetë. H.B po vuante nga hipertensioni arterial për çka edhe po trajtohej në vazhdimësi nga mjekët e institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale “Vrasje”.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes. /Telegrafi/